Denoncoi skandalin e pronave/ Digjet për herë të dytë lokali tek 'Rana e Hedhun', pronari: Ja ku dyshoj, ata lidhën rojen (VIDEO)

LEZHË- Një lokal është djegur mëngjesin e së dielës tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Lokali që është shkrumbuar nga flakët është në pronësi të Pjetër Prelës. Ky i fundit është personi i cili denoncoi skandalin me tokat tek 'Rana e Hedhun'.  Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të djegies së lokalit gjatë natës, ku dëmet janë të mëdha pasi zjarri ka shkrumbuar çdo gjë. Po ashtu në një komunikatë telefonike për Report TV, vetë Prela ka deklaruar se dyshon tek ata persona ndaj të cilëve ka denoncuar skandalin e pronave tek 'Rana e Hedhun'.

Më pas Prela ka thënë se 5 personat që i kanë vënë flakën kanë lidhur rojën dhe më pas kanë tentuar t'i venë flakën të gjithë kompleksit që ai ka në pronësi por nuk ja kanë arritur. Nga flakët është djegur vetëm bari që është në plazh.

Lokali i shkrumbuar



Kjo është hera e dytë që lokali në fjalë digjet nga flakët. Edhe herën e parë flaka në lokal ka rënë gjatë orëve të vona të natës. Për rastin e parë roja i lokalit deklaronte se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti në ekspres. Ndërsa tani policia po heton në disa pista ku nuk përjashtohet ajo e konkurrencës por edhe për shkak të denoncimit që Prela ka bërë në lidhje me përvetësimin e pronave tek Rana e Hedhme nga zyrtarë lokal të Lezhës.

Në lidhje me skandalin e pronave tek Rana e Hedhun janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve gjyqet vijojnë edhe sot. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Djegia e kaluar e lokalit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
I dogjën lokalin, flet për Report Tv pronari: Lidhën rojen dhe tentuan të digjnin edhe objektet e tjera, ja ku dyshoj



Pronari i lokalit që është djegur gjatë natës tek 'Rana e Hedhun' ka dhënë detaje të reja për ngjarjen në fjalë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Pjetër Prela ka deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ai dyshon se vjen si shkak i denoncimit të tij për skandalin e pronave. Sipas tij kanë qenë 5 persona të cilët kanë kryer këtë akt dhe madje kanë tentuar që të djegin edhe lokalet e tjera.

Në dëshminë e tij Prela ka thënë se personat që i kanë vënë zjarrin lokalit kanë lidhur fillimisht rojen në shtyllë. Më pas ka deklaruar se çështjen do t'ia lërë në dorë drejtësisë.

“Nuk kemi pasur probleme familjare, kanë qenë punëtorët që janë zgjuar. Kam dhe disa lokale që kanë tentuar ti djegin po janë zgjuar punëtorët. Kanë lidhur rojen për një shtyllë  kanë qenë 5 persona. Agresorët kanë tentuar të djegin dhe lokalet e tjera. Dyshimet e mia janë teka ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave. Unë ketë çështje ia kam lënë drejtësisë” ka deklaruar Prela.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 29/07/2019 18:20

    O daku merr armatim se shteti kurre nuk ka per te ndihmu, ata qe ke denoncu ti jane shteti.....

    Përgjigju
  • Ultimo: 29/07/2019 11:39

    Une nuk e njoh fare kete person dhe as ata qe i kane vene flaken, por di te them qe ketu ne kete vend qe quhet Shqiperi nuk ekziston shteti. Ketu te vjedhin, te djegin, te vrasin dhe shtetit nuk i plas fare per ty. Shembull tipik eshte ky me lart, digjet per here te dyte... skandal.......

    Përgjigju
    • Leo: 29/07/2019 12:17

      Mafia ekziston ne ter boten dhe shteti nuk i ndalon dot

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)