Digjet prej 3 ditësh ish-fusha e mbetjeve në kurorën e gjelbër në Laç! Ndotje toksike në të gjithë zonën e Kurbinit

Prej 3 ditësh ndotja toksike në zonën e Kurbinit vijon, teksa mbetjet në ish-landfillin në Laç vijojnë të digjen, duke çliruar shtëllunga të mëdha tymi.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikësve e mjeteve të rënda, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. Kjo situate ka sjellë ndotje të madhe në të gjithë zonën e Kurbinit.

Ish-fusha e mbetjeve në Laç, që ndodhet në kurorën e gjelbër të qytetit, u përfshi nga flakët ditën e shtunë, vetëm një ditë pasi Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kryetarët e bashkive për pastrimin e territorit.

Mbetjet nuk depozitohen më në këtë landfill prej një viti e gjysmë, ndërsa flakët kanë përfshirë mbetjet që kanë qenë aty. Tashmë mbetjet urbane depozitohen në landfillin e Bushatit, por nuk ka një shpjegim se pse kurora e gjelbër e qytetit ishte lënë pa pastruar prej 18 muajsh.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb