VIDEO/ Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet, i vihet flaka vend grumbullimit të mbeturinave në Laç! Tymi mbulon qytetin! Kryebashkiakja Cara: I qëllimshëm
Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka, mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit
LEZHË-Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka vend grumbullimit të mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.
Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitoheshin mbetje, pasi çoheshin në landfillin e Bushatit.
Ditën e djeshme në Kryeministri, Rama ishte i ashpër me kryetarët e bashkive teksa foli me emra, duke 'ngritur në qiell' Pjerin Ndreun e Lezhës dhe duke bërë për 'një lek' atë të Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar si 'shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave'.
Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t'i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte.
Zjarr në një fushë mbetjesh në Laç, kryebashkiakja e Kurbinit: E qëllimshme, prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet por çohen në landfill
Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka reaguar për zjarrin që ka rënë në një vend grumbullim mbetjesh në qytetin e Laçit.
Cara ka thënë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitohen mbetjet.
"Rreth orës 11:30 të natës njoftohemi për një zjarrvënie në një ish vend grumbullim mbeturinash. Prej një viti e gjysmë mbetjet nuk hidhen më aty por shkojnë në landfillin e Bushatit. Ky vendgrumbullim këtu ka qenë i mbyllur prej një viti e gjysmë. Morëm masa për shuarjen e zjarrit dhe aktualisht po punohet intensivisht. Kjo është një zjarrvënie e qëllimshme.
Laçi është një qytet i pastër. Ky vend depozitim u mbyll sapo erdha unë në krye të bashkisë.
Bashkia Kurbin çdo ditë kemi marrë masa për ta pastruar këtë vendgrumbullim, duke i hedhur kamionë me mbetje për dekompozimin e tyre. Brenda ditës së sotme mbyllim gjithçka këtu pasi jemi të gjithë në punë", ka thënë kryebashkiakja.