Digjet raundi i dytë i zgjedhjes
së Presidentit,i treti më 27 Prill

Digjet raundi i dytë i zgjedhjes<br />së Presidentit,i treti më 27 Prill
Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Seanca e Parlamentit për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit të ri zgjati vetëm 3 minuta, për t’u mbyllur sërish. Asnjë emër, asnjë kandidaturë nga maxhoranca e cila është shprehur prerazi dhe ditën e sotme se do të presë opozitën që të zgjedhë Kreun e Shtetit me konsensus. 

Raundi i tretë do të mblidhet të enjten tjetër, 27 Prill.

Sot në orën 15:00, Kuvendi u mblodh për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit. 

Më herët u mblodh Komisioni i Ligjeve për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidat për President. Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë.

Një ditë më parë u ezaurua raundi i parë pa asnjë kandidat, ndërsa edhe sot maxhoranca nuk pati asnjë emër konkret për ta hedhur në votim.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

Konferenca e Kryetareve vendosi qe raundi i trete te zhvillohet me 27 Prill.

Edhe pse kanë më shumë se 84 vota dhe mund ta zgjidhnin vetëm kreun e ri të shtetit, PS dhe LSI nuk e kanë përdorur shumicën e tyre dhe fuqinë e kartonëve për të zgjedhur numrin një të shtetit.

Meta: Qëllimi jo zgjedhjet e parakohshme, presim PD-në
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh gjatë një prononcimi për mediat pas raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit nga Kuvendi, se qëllimi i vetëm mbetet përfshirja e opozitës në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
 
Meta tha se raundi i tretë me 84 vota do të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 15:00.
 
"Vendosëm që raundi i tretë të zhvilloet të enjten e ardhshme në orën 15:00.
 
Ne këmbëngulim për bashkëpunim, dialog, konsensus, besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit, apo reflektimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita dëshiron që vendi të ketë një president dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje për një proces të lirë dhe të ndershëm.
 
Çështja kryesore nuk është çështja e koalicionit, por dhënia e një mundësie PD-së dhe partive opozitare që s'janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, për t'u regjistruar edhe si subjekte, por edhe si koalicione",
tha Meta.
 


"Zgjedhjet e parakohshme"
Kreu i Kuvendit sqaroi se mazhoranca nuk ka në plan zgjedhjet e parakohshme.
 
Sipas tij, qëllimi kryesor mbetet përfshirja e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. 
"Nuk e shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm. Nuk është ky qëllimi, qëllimi është përfshirja e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri", u shpreh Meta.
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet