Një zjarr masiv ka pushtuar provincën veriperëndimore të Çanakalesë, Turqi, për shkak të temperaturave të larta në vend. Zjarrëfikësit janë përballur gjithë mbrëmjen e djeshme me flakët e zjarrit masiv.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam deklaroi se mbi 1.200 persona nga nëntë fshatra u evakuuan, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Në zonë janë 26 helikopterë, 8 avionë, 240 cisterna uji dhe 328 makina ndërtimi, raportojnë mediat e huaja.
Zjarret që shpërthyen pranë një resorti turistik mjaft popullor në Turqinë jugperëndimore janë vënë në masë të madhe nën kontroll, e cila është pohuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë një bisede me gazetarët pas inspektimi të zonës, Erdogan tha se rreth 4 mijë hektarë toke u prekën nga zjarri. Ai tha se përpjekjet për ripyllëzim do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike.
Flakët shpërthyen një ditë më parë në rajonin Bördübet, pranë Marmaris në bregun e Detit Egje dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkrumbuar disa pjesë të pyjeve duke detyruar qindra njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre.
Komente

