SHKODËR-Një banesë është përfshirë nga flakët duke u djegur në lagjen Kiras pasditen e sotme rreth orës 17:30.
Sipas bashkisë së qytetit verior nga zjarri rrezikoheshin 20 persona, pasi në këtë banesë jetonin 4 familje.
Zjarri shkaktoi dëme të mëdha, pasi shtëpia është djegur, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pjesëtar i katër familjeve.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që solli djegien e banesës.
Komento