/ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave të zonës euro do të marrin nesër një vendim të madh përsa i përket çështjes së Greqisë, theksoi sot presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, menjëherë pas dorëzimit nga Athina të një liste të fundit reformash në kuadër të shpëtimit financiar.
"Në një mënyrë apo tjetër, ky është një vendim i madh që ne duhet të marrim nesër, pra duhet të bëjmë kujdes", deklaroi ai për gazetarët duke u paraqitur sot në Këshillin e ministrave të Holandës.
Greqia u angazhua dje, në një dokument të dërguar disa orë para përfundimit të një ultimatumi, për të mbajtur pjesën më të madhe të propozimeve të kreditorëve, për t'i bindur ata të vazhdojnë ndihmën e tyre dhe të shmangin një dalje nga eurozona.
Propozimet do t'u paraqiten të shtunën Ministrave të Financave të zonës euro, para një samiti të jashtëzakonshëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian thirrur të dielën në Bruksel.