Diktatura, Borchardt: Pozitiv
"Bunk'Art"  dhe ligji i dosjeve 

Diktatura, Borchardt: Pozitiv<br />
"Ndonëse ende nuk ka pasur një dialog kombëtar për krimet e komunizmit dhe përballjen me to, sërish janë bërë disa hapa për të trajtuar këto cështje".
 
Kështu u shpreh ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt pas publikimit të dhënave mbi anketën e bërë për njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste.
 
Ambasadori veçoi faktin se gjatë dy viteve të fundit janë shënuar rezultate në përballjen me këtë të shkuar ku veçoi 'Bunk'Art' dhe 'Shtëpinë e Gjetheve' apo ligjin që mundëson hapjen e dosjeve të regjimit komunist.
 
"Shqipëria e ka nisur diskutimin për shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi i kaluar më vonë se shoqëritë e tjera totalitare në Evropë.
 
Edhe pse janë bërë disa hapa për të trajtuar këto çështje, nuk ka pasur një dialog kombëtar gjithëpërfshirës për krimet dhe përballjen me to, dhe se si të arrijmë pajtimin qoftë në nivel kolektiv, apo individual.
 
Gjatë dy viteve të fundit ka pasur njëfarë hovi, nga hapja e bunkerit të Hoxhës
'Bunk'Art 1' dhe 'Bunk'Art2' apo “Shtëpisë së Gjetheve", deri te ligji që mundëson hapjen e dosjeve të Sigurimit.
 
Miratimi i këtij ligji ishte një nga katalizatorët kryesorë të kësaj ankete, sepse nxjerrja e këtyre dokumenteve pa një dialog gjithëpërfshirës mund të shkaktojë tensione në shoqërinë shqiptare ku gjithkush njeh gjithkënd"tha ai.

 
Drejtuesja e autoritetit të informimit mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit Gentiana Sulaj, foli për rëndësinë e punës që ka institucioni i ri ngritur tashmë për hapjen e dosjeve të regjimit komunist në Shqipëri.
 
Anketa për të mbledhur informacion mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë për të kaluarën komuniste u realizua nga OSBE dhe ambasada gjermane në bashkëpunim me në bashkëpunim me kompaninë IDRA.
 
Në bazë të rezultateve të saj del se 62% e të anketuarve mendojnë se e shkuara komuniste është të paktën disi problematike, 35% mendojnë se trashëgimia e komunizmit në Shqipëri nuk është aspak problem në Shqipëri.
 
Një tjetër gjetje interesante është se qytetarët, në përgjithësi, gjykojnë se procesi i hapjes së dosjeve do të jetë pozitiv për vendin. ndërkohë shumica kishin njohuri të mira për standardin e jetesës gjatë regjimit të kaluar, të anketuarit ishin thellësisht të ndarë në lidhje me rolin e Enver Hoxhës në historinë e vendit.

[gallery]20024[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?