Dikur  i "pasur", sot Lazarati
me sytë drejt lotarisë amerikane

Dikur  i me sytë drejt lotarisë amerikane">
GJIROKASTER - Dikur më i pasuri në Shqipëri, tashmë Lazarati është kthyer në një fshat pa shpresë. Rreth 240 banorë apo 15 përqind e gjithë popullsisë së fshatit kanë aplikuar për lotarinë amerikane.
 
Lazarati sot me 5 mijë banorë, është fshati në i madh në jug të vendit.  Sipas banorëve, prej 6 muajsha 60 familje janë larguar nga ky fshat në Gjermani, Itali dhe Francë, ndërkohë të tjerë janë bashkuar me familjet e tyre në SHBA ku ka një numër të konsiderueshëm lazaratasish.
 
Ndërkohë për një jetë më të mirë shumë të tjerë, kryesisht të rinjtë, janë larguar drejt Tiranës, apo zonave të tjera të mëdha urbane. Shpresa ka humbur fare e tok me të edhe e ardhmja e cila për ta është tepër e zymtë.
 
"Një largim i tillë në këto përmasa, nuk është parë ndonjëherë" -shprehen banorët.
 
Ata pak persona që kanë mbetur, i janë rikthyer një tradite të vjetër, të mbledhjes së bimëve mjekësore në mal. Bejdo Shkurti është një pensionist i cili thotë se ecën me orë të tëra në këmbë në malin e Sopotit për të mbledhur këto bimë e mandej për t'i shituar në tregun vendas.

"Fëmijët tanë na braktisën këtu dhe nuk i kemi më krahë të na bëjnë yzmet. Krahas kësaj, nuk jetojmë dot normalisht sepse herë me drita e herë pa drita, herë me ujë e herë pa ujë, herë me bukë e herë pa bukë. Kështu është situata në këtë fshat që po i rikthehet gjendjes së Enver qoftëlargut", - shprehet pensionisti lazaratas.

Varfëria është ulur këmbëkryq në shumë familje të fshatit. Shitësit e dyqaneve shprehen se blerjet me listë shtohen çdo ditë.
 
Tana Basha një shitëse e madhe në moshë, shprehet se borxhet e klientëve të saj për ushqimet e blera në dyqan i kalojnë të 8 milionë lekëve të vjetra.
 
"Varfëria e madhe në fshat, na detyron që diku të falim dhe të “harrojmë” sepse jemi tanët dhe ua dimë hallet njerëzve", - shprehet Tana.

Lazarati tashmë nuk është një fshat i "rrezikshëm", çka e vërteton mungesa e patrullave të policisë. Kjo mesa duket, ka ardhur si pasojë e vendosjes së rendit dhe qetësisë publike këtë qershor. Kujtojmë që më 24 qershor të këtij, gjatë një përplasje me armë të policisë me një bandë droge, humbi jetën efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

Kjo ishte ndërhyrja e dytë e policisë në fshatin e njohur "si Kolumbia e drogës". Në qershor të 2014-ës policia u fut për herë të parë në Lazarat në një super-operacion antikanabis që hasi në rezistencën e armatosur të kultivuesve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim