Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, i cili është dhe djali i ish-truprojës së SalI Berishës, synon të zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ndërsa vazhdon të publikojë këngë që kanë në thelb dhunën, Stresi thotë se me zgjedhjen e tij si funksionar i lartë i PD-së, ka si qëllim përfaqësimin e të rinjve.

“Kemi ardhur këtu sot me një mesazh shumë të qartë për rininë, jam këtu, Kam marrë iniciativën vetë. Jemi më fuqishëm se kurrë”,- thotë Lushaj.


Lajmi kryesor:

Këshilli me besnikë, Berisha ‘fshin’ figura historike! Propozon anëtarë dhëndrin, Stresin dhe ish-të dënuarin! Ikën Rudina Hajdari, në listë vëllai i saj dhe fëmijët e Nishanit dhe Olldashit (LISTA E PLOTË)