Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, ka zgjedhur ta festojë Ditën e Flamurit në Durrës.

Mes një flamuri gjigant kuqezi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban në duar një tjetër flamur shqiptar, të cilin e valëvit me krenari, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Kuq e zi”.

Kadrijaj, mjeke gjinekologe me profesion, ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku gjatë luftës ka shërbyer si mjeke në zonën e Deçanit.

Deputetja mori vëmendjen e mediave në gusht të këtij viti, kur qëlloi me vezë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit.