Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshën e rëndë Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tani, ai është kthyer në shtëpi në Ukrainë, i përgatitur për të marrë armët për të mbrojtur vendin e tij.
Kur u pyet tpse ishte kthyer, ai u përgjigj: "Çfarë do të thotë, pse? Është detyra ime të luftoj, të mbroj shtëpinë time, familjen time. Unë duhet ta bëj këtë."
Ai shtoi se nuk donte të vriste askënd, por do të bënte atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.
Kur u pyet nëse kishte frikë, ai tha: "Shpirti im i përket Zotit, dhe trupi im dhe nderi im i përkasin vendit tim, familjes sime. Pra, nuk ka frikë. Absolutisht asnjë frikë".
Dalja e fundit e 35-vjeçarit në ring ishte në shtator, kur ai u bë kampion i botës në peshën e rëndë.
Usyk nuk është i vetmi kampion boksi që ka marrë armët për të mbrojtur vendin e tij nga sulmi i Rusisë. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha për CNN se është krenar për qytetarët ukrainas që mbrojnë vendin e tyre dhe e sheh betejën përpara si një luftë për të ardhmen e tij. Klitschko dhe vëllai i tij, Wladimir Klitschko , janë zotuar të dy të luftojnë për Ukrainën.
Ndërkohë, kampioni ukrainas i botës në tre pesha, Vasily Lomachenko , i është bashkuar një batalioni mbrojtës në vendin e tij, sipas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.5%
-
Të gabuar
55.6%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58