Dikur të dashur  tashmë “armiq”,
Flori Mumajesi padit Soni  Malaj

Konfliktet gjyqësore duket se vijojnë për kantautorin Flori Mumajesi. Pas gjyqit me kompaninë  “Acromax GmBh”, mësohet  nga mediat e shkruara se Mumajesi ka ngritur një padi kundër  këngëtares dhe ish të dashurës së tij Soni Malaj.

padi flor mumajesi

Kjo padi është depozituar në datën 23 prill në Gjykatën e Tiranës dhe ka të bëjë me periudhën nuk ishin vetëm të dashur por edhe bashkëpunonin në fushën artistike. Disa nga këngët  e kënduara nga Soni përveç bashkëpunimeve me Florin mbajnë autorësinë e këtij të fundit.

flori mumajesi soni malaj

Mumajesi kërkon detyrimin e palës së paditur, që në këtë rast është këngëtarja Soni Malaj, për pushimin e cënimin e të drejtave autoriale të kantautorit, lidhur me publikimin dhe shfrytëzimin e veprave muzikore me titull, “Kalle mos ta nin” dhe “Zona Zero”, të cilat aktualisht transmetohen në kanalin “Arkiva Shqip” në YouTube.

padi flor mumajesi

Gjithashtu kantautori Mumajesi kërkon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor pasuror në masën e të ardhurave të nxjerra nga këto këngë  dhe nga shfrytëzimi i paautorizuar i tyre”. Flori Mumajesi ka nisur një “luftë” gjyqësore edhe ndaj  këngëtarëve  Altuna Sejdiu, Getoar Selimi etj.

flori mumajesi soni malaj

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati