Tirana vijon që të tërheqë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore, veçanërisht për ndryshimet e shpejta dhe shndërrimin në një prej vendeve me rritjen më të lartë të numrit të turistëve në botë.
Në një reportazh të fundit, gjigandi botëror BBC ka hedhur dritë mbi transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë. BBC nënvizon se Shqipëria, e cila ka kaluar nëpër periudha të vështira historike, sot po rilind dhe po tërheq vëmendjen e botës.
Pas një izolimi të gjatë nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, që kufizonte lirinë e njerëzve dhe turistëve, Tirana dhe Shqipëria janë tani destinacione të gjalla e plot energji. Ndryshimet janë të dukshme, dhe turistët tashmë ndihen të mirëpritur në një qytet që ofron shumë më tepër se vetëm histori.
“Shqipëria ka përjetuar trazira të mëdha gjatë shekullit të kaluar, dhe deri kohët e fundit, turistët e shmangnin. Por tani, ata janë këtu, sepse ky vend po ringrihet. Nga viti 1944 deri në 1985, Shqipëria ishte nën një nga regjimet më shtypëse në botë, që drejtohej nga diktaturi Enver Hoxha, i cili izoloi dhe varfëroi popullin.Turistët ishin shumë të kufizuar në atë që mund të shihnin dhe bënin dhe ai hotel atje ishte i vetmi vend ku mund të qëndronin në Tiranë. Por gjërat kanë ndryshuar si për udhëtarët që vijnë këtu, ashtu edhe për vendasit. Një turiste thotë: Tani ndihem ndryshe, ndihem pozitive. Ka një energji tjetër, dhe Shqipëria duket se është në rrugën e duhur”, thotë reportazhi i BBC.
Edhe shqiptarët që dikur largoheshin, po kthehen me qëllime të reja, siç dëshmohet nga një sipërmarrës që synon të sjellë ndikime të reja në kuzhinë. Me vendet e tij magjike dhe një frymë të re besimi, Shqipëria është kthyer në një vend krenar që ofron një përzierje unike të të gjitha civilizimeve të Mesdheut.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.9%
-
Jo
11.8%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E akuzoi se ka marrë 45 mijë euro nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Jam sulmuar në mënyrë të pakuptimtë
1 Prill, 14:40
-
‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin
1 Prill, 13:34
-
Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit
1 Prill, 10:05
-
Po trafikonin 2 armë nga Kosova në Tiranë për 10 mijë euro, dy në pranga! Blutë i ndoqën nga Morina, pistoletat prodhim belg (VIDEO)
1 Prill, 09:32
-
Hidhet shorti për Europianin U-17 që do zhvillohet në Shqipëri, kuqezinjtë në ‘grupin e ferrit’! E nisim me Portugalinë, në grup Franca dhe Gjermania! Finalja më 1 Qershor
31 Mars, 19:48
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19