‘Dikush e joshi, një i tretë në shkurre i nguli thikën’, detaje nga vrasja e mistershme e Bledar Dedjas, hetuesit dyshojnë se u fut në kurth

‘Dikush e joshi, një i tretë në shkurre i nguli thikën’, detaje nga vrasja e mistershme e Bledar Dedjas, hetuesit dyshojnë se u fut në kurth

Bledar Dedja

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në pyllin Paderno del Grappa në Itali ende nuk është zbardhur. Autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet në media sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte.

Këto të dhëna mbi “jetën e dyfishtë” të viktimës do të hedhin dritë mbi një enigmë të ndërlikuar elementësh që mund të zbulojnë identitetin e vrasësit.  

Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me furi tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje. Sipas asaj të dhënave që janë zbardhur deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur.

Zona ku u gjet Mercedesi B-Class i Dedjas ishte nën kontroll dhe pak më larg kufoma e 39-vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale pasi i ka shpuar mushkëritë. Hetuesit, ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë