Dikush pretendon se ka shpikur
iPhone në 90’ dhe ka prova për këtë 

Dikush pretendon se ka shpikur<br />iPhone në 90’ dhe ka prova për këtë 
Apple pa dyshim që është një nga kompanitë më të mëdha dhe të suksesshme në botë. Çdo vit kjo kompani sjell produkte të reja për konsumatorët dhe ata gjithnjë janë të gatshëm të paguajnë aq sa kërkohet.

iPhone i parë është hedhur në treg në vitin 2007 dhe që nga ai moment versionet e tij vetëm sa janë përmirësuar duke sjellë produkte gjithnjë e më të pëlqyesheme për publikun. ‘’Por ndërkohë që kompania shton të ardhurat e saj duke pasur autorësinë e padiskutueshme të produktit dikush pretendon se është ai që ka shpikur iPhone, iPad dhe iPod’’, shkruan providr.com.

Ai shprehet që ideja e tij ka lindur në vitin 1992, kështu ai 15 vite më parë ka lançuar gjeneratën e iPhonëve. Kjo duket e pabesueshme por ekzistojën disa prova. Thomas S. Ross ka paditur iPhone dhe kërkon si dëmshpërblim 10 miliardë dollarë për vjedhjen që iPhone i ka bërë shpikjes së tij. Në 40 faqe padi Ross ka paraqituar patentat e viteve 90 të cilat janë dukshëm të ngjashme me ato që shohim sot.

iphone

iphone

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!