Dikush pyeti si do të ishte bota pa
muslimanët, përgjigja ishte brilante

Dikush pyeti si do të ishte bota pa<br />muslimanët, përgjigja ishte brilante
Sulmet terroriste të bëra nën emrin e Islamit kanë filluar të krijojnë një lloj islamofobie në vendet europiane edhe pse është e qartë se ajo që ISIS promovon është shumë larg me atë që feja muslimane predikon. Sipas një studimi më shumë se gjysma e britanikëve e shohin islamin si kërcënim ndaj demokracisë liberale perëndimore. Mediat në raportimin e tyre mbi këtë fe kanë arritur të zgjojnë të ashtuquajturën përplasje midis qytetërimeve, Lindja kundër Perëndimit.

Në shkrimin e saj britanikja Independent shtron pyetjen: A ekziston me të vërtetë një ndarje e thellë kulturore dhe sociale midis muslimanëve dhe Perëndimit, apo kulturat janë ndërthurur me njëra-tjetrën përgjatë shekujve?
Një nga përdoruesit në rrjet ka postuar këtë imazh me tekst për të dhënë një përgjigje pak fjalëshe mbi pyetjen.
bota pa muslimanet
 
Por fotografinë e ka pasuar një listë me gjëra të shpikura ose të zhvilluara nga bota islame. Në listën e atyre gjërave përfshihen: kafja, kamera(kamera e parë optike,Ibn al-Haytham), Fizika Eksperimentale, shahu, sapuni, parfumi, ujitja, motori me djegie të brendshme, stilografi, algjebra, furça e dhëmbëve, spitalet, operacionet plastike, kaligrafia, parashuta, etj. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!