Dilemat para një interviste

Dilemat para një interviste
Sot do të dëshiroja të ndaja me ju një tjetër aspekt, pjesë përbërëse e punës tonë të përditshme në ofrimin e shërbimeve të personelit. Pas marrjes së aplikimeve për vendet e punës që kompania jonë ka shpallur për kompanitë kliente dhe pasi kryejmë përzgjedhjen e parë të aplikantëve bazuar në eksperiencat që ata kanë paraqitur në CV-të e tyre, ne përgatitemi për proçesin e intervistimit të kandidatëve të përzgjedhur. Por ndodh në disa raste që një aplikant, i cili ka aplikuar dhe është përzgjedhur nga dokumentacioni i paraqitur për një intervistë, tërhiqet nga aplikimi ne momentin kur ftohet per këtë interviste pune.

I njëjti fenomen ndodh edhe kur kandidati ka kaluar fazën e parë të intervistimit dhe ftohet për të kryer intervistën me punëdhënësin e ardhshëm, ai nuk paraqitet ne këtë intervistë.

Cilat janë shkaqet e këtij fenomeni?
Po përjashtoj fillimisht rastin kur aplikanti ka gjetur një punë ndërkohë dhe nuk është më i inëteresuar dhe po ndalem në analizën e rastit kur aplikanti është i papunë, aplikon për një pozicion pune, kryen edhe një intervistë të parë me sukses dhe në momentin final kur ai apo ajo do të përballet me punëdhënësin e ardhshëm tërhiqet. Tërheqja nga aplikimi justifikohet dhe është për tu vlerësuar në rastin kur vjen si shkak i ndërgjegjësimit më të mirë të aplikantit, bazuar në informacionin më të detajuar që ai merr për kërkesat e pozicionit të punës gjatë intervistës së parë, për mospërputhshmërinë me aftësitë dhe kompetencën që ai zotëron, ose me pritshmëritë që ai ka për këtë pozicion pune. Rëndësi ka që vendimi të jetë i mirëmenduar dhe i marrë me maturinë e duhur.

Problematika qëndron në rastin kur kjo tërheqje nga aplikimi vjen e pabazuar mirë dhe jo thellësisht e menduar. Argumentimi që shpesh kandidatët japin pas kontaktit me ta për tërheqjen e tyre nga aplikimi bazohet në informacionin që aplikantet mbledhin për punëdhënësin potencial, gjatë kohës së pritjes për intervistën e radhës. Ndodh që ky informacion të mos jetë motivues, ose mund të ngrejë tek ata mëdyshje mbi vendin e punës, kompaninë, trajtimin që do tju bëhet, etj. Natyrisht që referencat kanë vlerën e tyre në të tilla raste, por ajo që duhet tu kushtojnë rëndësi aplikantët në këto raste është që këto referenca duhen marrë nga burime të besueshme dhe për më tepër, ato duhet të verifikohen. Pavarësisht kësaj, përsëri do të thoja nuk duhet humbur mundësia e një interviste të drejpërdrejtë me punëdhënësin potencial, e cila mund të ndihmojë më mirë në verfifikimin e informacionit dhe në vendimarrjen e të dypalëve.

A është me vlerë që të terhiqemi nga aplikimi pa u bazuar në mënyrë të saktë në të gjitha burimet e mundshme të informacionit?
Personalisht mendoj se në vendimarrjen e duhur ndikojnë formimi ynë si dhe ambjenti në të cilin punojmë dhe jetojmë. Vendimarrjen për të ardhmen tonë profesionale ne duhet ta marrim duke konsideruar me realizëm të gjitha mundësitë që na ofrohen dhe duke përjashtuar vendimet emocionale të pabazuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin