Dimal, 150 banorë të Sheqit pa shërbim mjekësor! Banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore

Në këtë godinë të rrënuar ka qenë deri para 10 vitesh qendra shëndetësore e fshatit Sheq në bashkinë e Dimalit.

Mungesa e shërbimit shëndetësor është një problem madhor për 150 banorët e këtij fshati. Ata shprehen se infermierja që mbulon këtë zonë shkon në raste të rralla në banesë, ndërsa në përditshmëri të moshuar e fëmijë udhëtojnë drejt zonave urbane.

“Kemi disa vite që nuk kemi ambulancë. Ambulanca këtu ka qenë e vjetër që në kohën e komunizmit. Nuk ka kushte, mizerja, jo kushte. Këtu jemi 50 -60 familje. Të gjithë shkojmë në Gajde, Poshnje. Infermierja është e emëruar këtu, po nuk vjen se nuk ka ku të rrijë këtu”, thotë një banor.

Janë ankuar tek deputetët e zonës apo zyrtarët lokalë, por kanë marrë veç premtime boshe.

 “Ne kemi vite qe s’na vjen asnjë infermier, as ambulance.  Një banor i duhet 23 km të vejë në fshat. Ka mbi 5 vite që është katandisur në këtë gjendje. Ka 30 vjet do e bëjmë, na thanë do e bëjmë dhe s’u bë”, shprehet një tjetër.

Për shkak se mungon qendra shëndetësore dhe intrastruktura rrugore ky fshat po shpopullohet çdo vit e më shumë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës