Një 31-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Beratit pas tentoi të vidhte një arkëtar në Njësinë Administrative Kutalli.
Andi Vrapi ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit dhe e ka kërcënuar me fjalë. Më pas, i ka rrëmbyer çantën e dorës për t'i vjedhur paratë që supozonte që do ishin brenda apo sende të tjera me vlerë , por çanta ishte bosh. AI tentoi të largohet, por më pas u kap nga policia e Beratit. Mbi Andi Vrapin rëndon vepra penale "Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme