Dimitri Rybolovlev paguan shtrenjtë
divorcin me Elena, humb 3.2 miliardë euro

Dimitri Rybolovlev paguan shtrenjtë<br />divorcin me Elena, humb 3.2 miliardë euro
Dimitri Rybolovlev, biznesmeni rus dhe pronari i skuadrës Monaco po divorcohet nga bashkëshortja e tij Elena.

Për të përmbushur kushtet e divorcit ai duhet t’i paguajë asaj 3.2 miliardë euro ose e thënë ndryshe gjysmën e pasurisë së tij.

Përveç kësaj Elena ka fituar dhe të drejtën e vajzës 13-vjeçare Anne.

dmitri rybolovlev

Çifti janë të martuar prej 23 vitesh dhe po diskutojnë për kushtet e divorcit që prej vitit 2008.

Familja e Robolovlev e pati akuzuar Elenën se iu ka vjedhur një unazë 25-50 milionë euro, por akuzat kanë rezultuar të pabazuara.

Dimitri është gjithashtu pronar i një ishulli në Greqi, i një vile në Majami, i një tjetër vile në Hawai, ndërsa dy vjet më parë ai i bleu së bijës Ekaterinës një banesë antike në parkun qendror në Manhattan.

Në historinë e divorceve ruse, Dimitri nuk është i pari që e paguan shtrenjtë divorcin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut