Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i ftuar në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit teksa theksoi se të protestosh është një e drejtë kushtetuese nënvizoi se dhuna nuk justifikohet dhe dialogu është forma kryesore e zgjidhjes së problemeve.
“Protesta është një e drejtë themelore kushtetuese, por ka limit kur gjëja kalon në dhunë. Nuk është një formë e duhur për të protestuar. Forma e dialogut kryesorja për të zgjiddhur. Flamingo duhet të ndahet nga studentët. Rama ka thënë se ata mund të zgjedhin një përfaqësi dhe të dialogojnë për kërkesat që kanë. Janë rreth 120 mijë studentë, por nuk janë gjithë aty. Ata nuk janë studentë, një pjesë e madhe e tyre siç i publikoi edhe Rama ata janë pak mbi moshë për student. Një koleg i tyre ka thënë se ata mbajnë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe për të bërë protestat”, tha Gjergji Ogreni.
E ftuar në studio ishte edhe një studente e Psikologjisë, Livia Dedej, e cila pohoi se numri ditët e fundit ka rënë.
“Sot ishte më e qetë, me më pak njerëz. Ka studetnë që po organizojnë për një strukturë por që ende nuk ka diçka konkrete. Po protestojmë se nuk kemi demokraci dhe i kemi kërkesat e qarta. Duam zgjidhje politike. Duhet ndryshuar kodi zgjedhor”, tha Livia Dedej.
Për sulmeve ndaj efektivëve të policisë e reja tha se dhuna nuk justifikohet, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Nuk mund të justifikoj dhunën por nuk mund të shfajësojmë përgjegjësinë që ka qeveria për angazhimin e saj” shtoi ajo.
Ogreni nga ana tjetër pohoi se blutë mund të kenë tejkaluar përtej uniformës, por nuk mund të mohoet fakti se dhuna ka nisur nga protestuesit.
“Dhuna e policisë ka raste që e abuzojnë ndaj detyrës, por nuk mund të themi që e nisin ata dhunën, kur shoh që të miturit hedhin molotovë”, shtoi ai.
Për të renë një nga arsyet pse po proteston është për një arsim sa më cilësor.
“Mungesa e perspektivës të së ardhmes, mungon praktika e punës, mungojnë laboratorët. Një nga kërkesat e 2028 ka qenë të rriten fondet për arsimin, kjo nuk është plotësuar, mungojnë bibliotekat dixhitale”, tha ajo.
Sa i përket vazhdës së protestave, e reja tha se do të vijojnë deri në fund.
“Ka pasur universitete që nuk kanë bërë bojkot të plotë. Ka student që duan të vijojnë mësimin. Por protesta do vazhdojë. Për dialogun duhet të gjenden palët”, tha ajo.








Komente
Komento