Dimitris Avramopulos: Liderët e BE të rishikojnë vendimin, mezi pres që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Europës

 Dimitris Avramopulos: Liderët e BE të rishikojnë vendimin, mezi pres që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Europës

SHKUP- Përfaqësuesi më i lartë evropian për migrimin, Dimitris Avramopulos ka deklaruar se shpreson që liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Avramopulos është shprehur se BE dhe Brukseli do të vazhdoje të përkrahë aspiratën e anëtarësimit në familjen evropiane jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Këtë deklaratë Avramopulos e bëri në takimin vjetor të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor dhe BE që u mbajt të hënën dhe të martën në Maqedoninë e Veriut.

Avramopoulos në fjalën e tij ndër të tjera ka theksuar se Ballkani Perëndimor ka qenë historikisht, politikisht dhe kulturalisht me qasje ndaj Evropës.

 "E ardhmja e vetme e vërtetë dhe e ndjeshme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është Evropa - sepse ato janë pjesë e Evropës. Për kolegët në BE që janë në mëdyshje ose kanë frikë për këtë proces, unë i paralajmëroj ata se ata duhet të kenë më shumë frikë nga e kundërta dhe të largojnë partnerët tanë më të afërt. Për interesin e të gjithë Evropës që ky rajon historikisht i ndjeshëm bëhet në një të ardhme të afërt një model i bashkëpunimit, paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. Dhe kjo duhet të mbetet një përparësi politike strategjike e BE-së. Shpresoj që liderët e BE-së do të rishqyrtojnë vendimin e tyre në mënyrë që të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por mbi të gjitha, unë shpresoj dhe uroj që dita kur ky rajon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian të vijë sa më shpejtë." tha Avramopulos.

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim unanim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më 18 tetor, duke e lënë këtë për një moment tjetër. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur