TIRANE- Mësuesit e edukimit fizik të cilët janë marrë në punë që në shtator të vitit të kaluar, pritet që të marrin rrogën e parë në mars të këtij viti. Dhe nuk janë pak, por 720 mësues, të cilët po japin kontributin e tyre nëpër shkollat e të gjithë vendit, në kuadër të shtimit të orëve të mësimit të edukimit fizik. Një fakt të tillë e pohon vetë zv./ministri i Arsimit dhe Sporteve, Rauf Dimraj, i cili bën me dije se më 12 Shtator 2014 u dorëzua platforma për edukimin fizik, por buxheti i shtetit nuk mund të shtohej në atë kohë.
“Meqë kishte vështirësi buxheti, organizova takim me mësuesit e fiskulturës duke u kërkuar të punonin në mënyrë vullnetare derisa buxheti të miratohej. Nuk pati asnjë kundërshtim nga mësuesit dhe në Dhjetor të 2014, ky buxhet u miratua dhe të gjithë këta mësues do të paguhen për dy muaj(Janar-Shkurt) në muajin Mars dhe pastaj do të vijojë normalisht pagesa e tyre si mësuesit e tjerë për punën e kryer. Të gjithë këta mësues do t’i nënshtrohen një testi dhe do të jenë të gjithë të emëruar”, u shpreh Dimraj.
/Shqiptarja.com