Dimri është treguar ‘’kokfortë’ në Dardhë të Korçës duke "refuzuar" t'i lërë vendin stinës së pranverës. Këtë mëngjes, segmenti rrugor Boboshticë-Dardhë është zbardhur nga reshje të lehta dëbore.

Flokët e borës kanë krijuar një kontrast të bukur me atmosferën pranverore, duke i dhënë zonës një pamje piktoreske dhe të qetë, ku bardhësia përzihet me gjallërinë e stinës së re.

Këto reshje dëbore kanë qenë të izoluara vetëm në këtë zonë ndërsa në terren është angazhuar firma kontraktore për të pastruar rrugën dhe për të bërë kriposjen.