Reshjet e dëborës në Dardhë e Boboshticë të Korçës nuk janë aspak surprizë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një lidhje direkte në 'Sot Live në Shqipëri' thotë se reshjet e dëborës kanë nisur që prej mbrëmjes të së martës dhe do të vijojnë edhe në mëngjesin e së enjtes. Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit do të përfshihet nga reshje të dobëta shiu.

“Reshjet e dëborës kanë nisur që prej mbrëmjes edhe në veri, edhe në juglindje, në zonat e thella maore. Gjatë ditës së sotme pritej që të ishin më të përqendruara në juglindje dhe do të vijojnë gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të preket nga reshje të dobëta shiu që do të jenë lokale. Nuk shohim problematika lidhur me sasitë e reshjeve të shiut e dëborës”, tha Gjoni.

Temperaturat vijojnë të ulen kryesisht në ekstremet e tyre.

Temperaturat maksimale dhe minimale të enjten parashikohen:

Në zonat bregdetare 9/16 gradë celcius

Në zonat e ulëta  5-6/16 gradë celcius

Në zonat  malore -1/ 10gradë celcius

Për ditën e premte e cila është edhe festa e Fitër Bajrami rënia e temperaturave do të jetë më e theksuar në zonat malore, por do të ketë ndërprerje të reshjeve që pasditen e së enjtes.

“Për ditën e premte pritet një rënie në zonat malore dhe e shtuna në mëngjes do të shënojë -3 dhe -4. Temperaturat minimale në zonat e ulëta luhaten në 5-6 gradë edhe gjatë fundjavës. Dita e premte nuk pritet të ketë reshje, pritet të jetë me vranësira.

Dita e shtunë do të sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave. Dita e diel do të sjellë reshje të dobëta lokale.Temperaturat do të vijojnë në rënie, kryesisht në zonat malore. Në zonat bregdetare zbresin deri në 9 gradë.

Nuk presim problematika nga prezenca e reshjeve përgjatë këtyre viteve. Javën e ardhshme do të kemi alternim të vranësirave dhe kthjellimeve që do të gjenerojnë reshje të dobëta të shiut", tha Gjoni teksa theksoi se ulja e temperaturave në këtë sezon,  sjell ndikime negative në sektorin bujqësor.