DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen

Shqiptarja.com sjell detaje të reja për atentatin në autostradën Fier-Vlorë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se autorët dyshohen se i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Atentatorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip Volksëagen Passat që udhëtonte Kristjan Marku. Pasi janë afruar në karrocën e djathtë (krahu i pasagjerit), ata kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Ndërkohë, ai ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua. Gjatë rrugës, makina është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Ndërkohë, 30-vjeçari kishte humbur jetën nga plagët e marra. Policia ka mbërritur së bashku me ambulancën, por kjo e fundit është larguar sërish pasi 30-vjeçari kishte humbur jetën.

Jo më shumë se 1 km nga vendngjarja është njoftuar se po digjej një makinë. Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët, të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje të afërm të 30-vjeçarit në Rrëshen, si dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse Kristjan Marku po vinte në Vlorë.


Lajmi kryesor:

Atentati në Vlorë/ Pistë hetimi hakmarrja mes fiseve në Rrëshen, shoqërohet nipi i Kastriot Reçit! I riu tentoi ta vrasë në 2023, më pas i ekzekutuan xhaxhanë


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre