Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë mesjavë me raundin e 18-të. Të martën u zhvilluan dy takime, ndërsa sot në fushë do zbresin edhe katër skuadra. Dinamo fitoi 1-3 kundër Partizanit, teksa Egnatia iu fal një goli për të marrë tri pikë në Durrës dhe për të mbajtur kreun e renditjes. Sot te tri pikët doli Vora, e cila mposhti 4-1 Bylisin në Tiranë.

Ndërkohë, për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë në Shkodër, drejtuesit e Flamurtarit dhe presidenti Sinan Idrizi kanë vendosur mos udhëtojnë drejt kryeqendrës së veriut, në shenjë revolte kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila e dënoi klubin vlonjat që të zhvillojë tetë ndeshje në Vlorë pa praninë e tifozëve, pas ngjarjeve në barazimin 2-2 kundër Teutës të premten e shkuar. Pra, ekipi vlonjat do jetë 'jetim' dhe pa drejtuesit më të lartë në sfidën e sotme.

NDESHJET

Në "Niko Dovana" të Durrësit, të martën Teuta vendase u mposht 0-1 nga Egnatia. Një gol i Kastriot Selmanit në minutën e 61-të i mjaftoi kampionëve në fuqi të Superligës që të vijojnë të mbeten në krye të renditjes. Egnatia ka katër fitore radhazi dhe diçka e tillë reflektohet në klasifikim, ndërsa Teuta ka pesë ndeshje pa fitore.

Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Dinamo fitoi 1-3 derbin kundër Partizanit. Ishin vendasit që kaluan në epërsi me Rrok Tomën në fundin e pjesës së parë, por të kuqtë e Oltijon Kërnajës nuk ditën të mbanin epërsinë. Ekipi i Ilir Dajës u përgjigj në fraksionin e dytë dhe shënoi tre herë me Dejvi Bregun, Saliou Guindo dhe autogolin e Altin Bytyçit.

Në "Selman Stërmasi" duhet të ishte një përballje për zonën e mbijetesës, por Vora e ktheu në miqësore sfidën kundër Bylisit. Vorakët fituan 4-1 në kryeqytet kundër një Bylisi që u pa larg formës së tij dhe gaboi shumë, aq sa portieri Jérémy Vachoux braktisi ndeshjen në minutën e 43-të, një rast që nuk ishte parë në futbollin shqiptar.

Raundi i 18-të i Superligës mbyllet sot me dy takimet e mbetura. Në orën 16:30 marrin jetë AF Elbasani - Tirana dhe Vllaznia - Flamurtari.

Superliga, raundi 18-të:

E martë, 23 dhjetor 2025

18:00 Partizani 1-3 Dinamo

18:00 Teuta 0-1 Egnatia

E mërkurë, 24 dhjetor 2025

13:30 Vora 4-1 Bylis (u luajt në 'Selman Stërmasi' në Tiranë)

16:30 AF Elbasani - Tirana

16:30 Vllaznia - Flamurtari

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Portieri francez i Bylisit braktisi ndeshjen, Vora fiton 4-1 kundër ballshiotëve në 'Selman Stërmasi'

1766586980_vora.JPG

Duhet të ishte një përballje për zonën e mbijetesës, por Vora e ktheu në miqësore sfidën e sotme kundër Bylisit. Vorakët fituan 4-1 në kryeqytet për raundin e 18-të në Superligë kundër një Bylisi që u pa larg formës së tij dhe gaboi shumë, aq sa portieri Jérémy Vachoux braktisi ndeshjen në minutën e 43-të, një rast që nuk ishte parë në futbollin shqiptar.

Sfida u zhbllokua pas dhjetë minutave lojë nga Ruzgis, pas një gabimi në prapavijën mike. Më pas portieri i Bylisit, Jérémy Vachoux, u mundua të niste aksionin me shpejtësi në minutën e 24-t, por e dorëzoi topin te Geci i cili shënoi edhe golin e dytë.

Pas këtij momenti portieri francez i Bylisit nuk ishte i qetë dhe "shpërthimi" erdhi në minutën e 43-të. Jérémy Vachoux nuk largoi si duhet një pasim, por për fatin e tij topi doli jashtë.

Kaq u desh që ai të ishte i ngarkuar dhe pas këtij aksioni doli vetë nga fusha, edhe pse trajneri Mirel Josa nuk kërkoi një zëvendësim. Në kampin ballshiot u panë të habitur nga ky vendim i portierit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas këtij veprimi, ndërsa me të dalë nga fusha hoqi edhe fanellën për t'u drejtuar direkt në dhomën e zhveshjes.

Vendin e tij e mori portieri i dytë i Bylisit, Renato Beqja, të cili iu desh pak kohë sa të bëhej gati për t'u vendosur në katërkëndësh.

Në fraksionin e dytë Ibrahim Mustapha shkurtoi shifrat për Bylisin në 2-1, por Irgi Kasalla në minutat 77 dhe 81 shënoi dy herë të tjera për Vorën. Me 19 pikë vorakët lënë zonën e ftohtë dhe zbresin Bylisin në vendin e tetë.

Ora 08:54
Disiplina 'i kyçi' stadiumin për tetë ndeshje, drejtuesit e Flamurtarit nuk udhëtojnë sot drejt Shkodrës

1766562905_flamurtari.jpg

Presidenti Sinan Idrizi dhe drejtuesit më të lartë të Flamurtarit kanë vendosur mos jenë sot prezent në Shkodër për sfidën mes Vllaznisë dhe Flamurtarit (16:30). Kjo revoltë e vlonjatëve ka ardhur pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) i dënoi që për tetë ndeshje në Vlorë mos ketë tifozë, kjo pas futjes së disa ultrasve vendas në fushë dhe grushteve ndaj futbolllistëve të Teutës në barazimin 2-2 të të premtes së shkuar.

Për këtë, drejtuesit më të lartë të vlonjatëve do e lënë 'vetëm' sot ekipin dhe nuk do jenë në Shkodër.