Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës në stadiumin e Vlorës u ndërpre në minutën e 69-të, kur disa tifozë vendas kapërcyen gardhet rrethuese të tribunës përballë dhe u përleshën me disa futbollistë të Teutës.

Në fushë pati tension të shtuar dhe ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, me policinë që mori nën kontroll situatën.

Për shumë minuta arbitri Eldorian Hamiti u vendos në dhomat e zhveshjes dhe kushti për të rinisur sfidën edhe sipas delegatit të ndeshjes, ishte zbrazja e tribunës përballë nga tifozët.

Diçka e tillë ndodhi edhe me ndihmën e policisë dhe ndeshja rinisi pas afro 30 minutash ndërprerje. Në momentin e incidentit Teuta po fitonte 0-1.  Pas këtyre ndodhive pritet që Disiplina e FSHF-së të marrë masa të ashpra për klubin vendas, i cili ishte organizatori i ndeshjes.

Flamurtari këtë sezon po vuan në Superligë duke qenë në pozitën e parafundit, ccka ka bërë që tifozët mos përmbahen.