Dine tërhoqi padinë, djali i
hallës: Demiraj më kërkoi të falu

TIRANE- Në kulmin e kërcënimeve për vrasje nga Dritan Demiraj ndaj Klaudio Dines për çështjen e marrëdhënies seksuale me shetasen italiane Lidia Nusdorf, Dine është detyruar të paraqitet dy muaj pas kallëzimit në prokurori, ku ka kërkuar heqjen dorë nga denoncimi. 22-vjeçari është paraqitur në datën 22 tetor 2013 para oficerit të policisë gjyqësore Arben Elezi, ku ka pohuar se me vullnetin e tij të lirë, kërkonte tërheqjen e kallëzimit dhe pushimin e dosjes penale kundër Dritan Demiraj, djalit të hallës. Megjithëse oficeri ka këmbëngulur rreth pyetjeve të tij, se kjo tërheqje mund të ishte shkak i presioneve të vazhdueshme nga persona të ndryshëm, Klaudio Dine ka pohuar se nuk është kërcënuar nga askush.

Argumenti që ka përdorur i riu për të tërhequr kallëzimin, ishte fakti se sipas tij, Demiraj i kishte kërkuar falje për dhunën e ushtruar në muajin korrik në ambientet e shtëpisë së tij. Mirëpo pavarësisht kësaj tërheqje të kallëzuesit, procedimi penal ka vijuar sërish nga prokuroria e Tiranës, duke vendosur të marrë të pandehur Dritan Demiraj për akuzën e “Dhunës në familje”. Sot gazeta “Shqiptarja.com”, publikon të plotë deklaratën e Dines të dhënë në prokurorinë e kryeqytetit.

Proces-verbali
Tiranë më 22.10.2013, unë Arben Elezi OPGJ në bazë të nenit 284 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për ankimin me gojë të të dëmtuarit Klaudio Dine, banues në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, banesa nr.20 Tiranë me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsim 8 vjeçar, beqar, i padënuar, me numër celulari 0689090XXX i identifikuar më pasaportë. Pasi ju shpjegua se heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme, me vullnetin e tij të lirë i dëmtuari Klaudio Dine deklaroi se:”… Lidhur me kallëzimin që unë kam bërë, sqaroj se i qëndroj deklarimit.

Por sot, unë jam paraqitur para organit të prokurorisë vetë, për të deklaruar se dua që kjo çështje të mos ndiqet më, por të pushohet. Deklaroj kështu, se sikurse kam deklaruar edhe më parë se Dritan Demiraj është djali i hallës time dhe në këto rrethana është biseduar midis familjes time dhe të tijës, ku prindërit e tij dhe vetë Dritani më kanë kërkuar falje, dhe për këtë arsye jo vetëm unë, por edhe familja ime jemi pajtuar dhe e kemi falur atë për veprimin që ka bërë ndaj meje. Pra unë sot deklaroj që kjo çështje të mos ndiqet më, por të pushohet…”

Pyetje: Kjo heqje dorë që sot ju deklaroni, bëhet nisur nga sa deklaruat më sipër apo ju është bërë presion dhe jeni kanosur nga ndonjë person?
Përgjigje:Heqja dorë bëhet për arsyet që unë deklarova më lart. Deklaroj se nuk më është bërë asjë  presion apo kanosje nga asnjë person. Gjithashtu deklaroj se heq dorë dhe nga padia civile në procesin penal.

Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati