Diola Dosti: Finalisti i katër është…. Meridian Ramcaj: Ja kush duhet të ishte patjetër në finale! Gazmend Ujkashi: Luizi super menaxher situatash

Të ftuar në emisionin  e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin Diola Dosti, Meridian Ramcaj dhe Gazmend Ujkashi, të cilët dhanë opinionet e tyre për finalistët dhe kush mund të jëtë fitues i edicionin të dytë të Big Brother Vip Albania.

“Shoh në finale katër personazhe, Luizin, Dean, Efin dhe Kristin…Tre emrat e parë janë konfirmuar tashmë, ndërsa në fund mendoj se do jetë Kristi, si një lojtar shumë i qartë dhe i vendosur” tha në fillim të intervistës ish-konkurentja Diola Dosti.

Sipas saj, konkurenca është shumë e fortë dhe i vetmi që ka kaluar shumë beteja dhe e meriton fitoren është Luizi. ”Nëse do të flas me logjikë, mendoj se Luizi është fitues, nëse do të flas me zemër, do doja që në finale të ishte Nita” tha më pas Diola, duke e shprehur hapur simpatinë për vajzën nga Kosova.

Sipërmarrësi Gazmend Ujkashi tha se Luizi do të jetë fitues dhe se ai ka nevojë që të administrojë famën pas daljes nga BBVip.

”Shoh shumë të fortë dhe Dean, mjaft të përmedim faktin që shumë programe tentojnë t’a imitojnë, pa harruar dhe pjesën virale të rrjeteve sociale, për të kuptuar se qetësia dhe mënyra sesi i përballon debatet Dea është për t’u vlerësuar” tha më pas ai, ndërsa në të njëjtin nivel qëndron dhe Efi.

Sipas Meridianit, në atë shtëpi u futën dhe personazhe që mendohej se do të bënin shumë zhurmë e do të ishin pretendent, si Vis Pupa që sipas tij duhet të ishte patjetër në finale, por ajo që pëlqen audienca gjithmonë dominon lojën.

”Shqiptarët vdesin për telenovela dhe e tillë është bërë loja aty brenda”-shtoi ai.

I pyetur nga moderatorja se çfarë mendonte për deklaratat e sipërmarrësve të ndryshëm për Luizin, ai tha se nëse do të ishin të sinqerta dhurimet e parave apo makinave, pse nuk ia bën para dhurimin? Ndërsa duke parë dinamikën e lojës dhe konfliktet e shpeshta, Gazmend Ujkashi u shpreh se ballkanasit kanë temperament “sanguin” dhe janë gjaknxehtë, ndaj në këtë format nuk mund të pritej qetësi. Për të Luizi është një talent që nëse ka një informacion të vogël, luan me skema dhe ndërton lojën duke bërë spektakël. Në fund të bisedës të tre të ftuarit u shprehën njëzëri se fitues në të gjitha skemat e mundshme të lojës, nëse do të bënin një renditje, shohin Luizin më pas Efin, Dean dhe Kristin.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës