Dion anullon koncertet për shkak
 të problemeve në korda

Dion anullon koncertet për shkak<br /> të problemeve në korda
Një virus i cili ka pushtuar kordat zanore të këngëtares Celine Dion e ka detyruar atë të anullojë koncertet e saj në katër muajt e ardhshëm. Sipas mjekëve Dion duhet të bëjë pushim deri në muajin qershor një lajm mjaft i keq ky për kazinonë Caesar’s Palace në Las Vegas, ku ajo jep koncerte. “Javën e kaluar po mundohesha të këndoja dhe nuk kisha aspak kontroll mbi zërin tim. Menduam se pas disa ditësh pushimi do të përmirësohesha, por situata nuk ndryshoi”, u shpreh 43-vjeçarja. Kjo është padyshim gjëja më e keqe për një këngëtar, të mos jesh në gjendje të mbash një koncert. Më vjen shumë keq. Shpresoj që fansat të më falin”, ka thënë Celine Dion. (xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë