TIRANE- Lorenc Dybeli, (ne foto) njëri nga tre akisionerët e kompanisë “Montelifre” ku rezultonte anëtar dhe shtetasi Italian Giorgo Salvade i përfshirë në skandalin e mashtrimit dhe falcifikimit të diplomave, pohon se ai nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën kriminale të këtij personi. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Dybeli tregon se Salvaden e ka njohur nëpërmjet xhaxhait të tij, Arben Dybeli dhe se së bashku kanë themeluar kompaninë “Montelifre”. Sipas tij kjo kompani pas themelit dhe rregjistrimit në QKR-ë nuk ka funksionuar asnjë ditë për shkak se dy aksionerët e tjerët kanë mësuar rreth aktivitetit kriminal të Georgo Salvades. Dybeli tregon se nëpërmjet mediave italiane ai ka arritur të mësojë rreth të kaluarës së Salvades, me të cilin kishte planifikuar të ngrinte një kompani që do të tregtonte medikamente që do importoheshin nga shteti Italian. “Projektet e kompanisë kanë qënë gjithmonë në fushën e farmaceutikës dhe formokologjike. Në qoftëse do të arriheshe që sipas rregullores së Ministrisë së Shëndetsisë, të bëhej një import të medikamenteve me origjinë italine që për fat të keq mbas një studimi tregu jonë është i tejmbushur, biznesi jonë do të vashdonte. Vetë Salvade, nuk arriti të sillte asnjë medikament nga Italia në Shqipëria për shkak se kompania nuk pati aktivitet”-shprehet Lorenc Dybeli. Më tej ky i fundit tregon edhe për sa i përket rolit të shoqërisë “Kristalitalia” e cila ka si qëllim dhënien e asistencës dhe informacioneve në fsuhën universitare.

Zoti Dybeli, si e keni krijuar kompaninë “Montelifre” dhe çfarë lidhje ka ajo me Italinë?
Atëherë për sa i përket kompanisë “Montelifre”,është krijuar ashtu siç është krijuar tek QKR-ja me statusin e saj, por duke qënë se nuk është paisur me asnjë liçencë, vetë nënkupton se kurrë nuk ka funksionuar si biznes. Momentalisht kjo kompani është në fazën e mbylljes së saj, pasi ortakët zbuluan aksionerin e tretë në atë të cilën tha media italiane. Pas kësaj morën distancë prej tij dhe se deri më sot nuk kemi kryer asnjë veprimtari me të. Për sa i përket çështjes që Arben Dybeli është intervistuar nga “Ilfiato kuatibano” me dëshirën e tij, gjë që tregon vullnetin e lirë dhe të plotë për të treguar se nuk ka asnjë hije apo papaskenë që fshihet me çështjen “Bossi”. Për sa i përket kësaj çështje, as Arbeni dhe Lorenci nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë kontakt me shtetasin italian, ai është bërë i njohur për mua nëpërmjet medias.

Ju e njihni shtetasin Italin Giorgo Salvade?
Po e njoh, por nuk di asnjë gjë për të kaluarën e tij. Kam lexuar për të në faqet online të medias italiane. Jemi njohur në Shqipëri duke qënë që unë jam farmacist dhe kam njohje në fushën mjekësore. Menduam që të krijojmë diçka të përbashkët, duke krijuar një kompani Itali-Shqiptare që për fat të keq nuk funksionoi kurrë. Projektet e kompanisë kanë qënë gjithmonë në fushën e farmaceutikës dhe formokologjike. Në qoftëse do të arriheshe që sipas rregullores së Ministrisë së Shëndetsisë, të bëhej një import të medikamenteve me origjinë italine që për fat të keq mbas një studimi tregu jonë është i tejmbushur, biznesi jonë do të vashdonte. Vetë Salvade, nuk arriti të sillte asnjë medikament nga Italia në Shqipëria për shkak se kompania nuk pati aktivitet.

Po pas prishjes së kompanisë, keni pasur me kontakt me italianin Salvade?
Që pas prishjes së kompanisë dhe mësimit rreth të kaluarës së tij, ne skemi pasur asnjë kontakt me Salvaden. Kjo për shkak se ky person ndodhet në burg.

Po shoqata “KristalItalia” çfarë, roli ka në këtë çështje?
Për sa i përket kësaj shoqate, nuk ka asnjë lidhje me shtetasit Umberto Bossi dhe djalin e tij. Kjo shoqatë ashtu si çdo shoqatë tjetër e cila është hapur në shqipëri operon në Itali sipas statusit të saj, duke dhënë asistencë dhe informacione universitare. Kjo shoqatë është themeluar shumë herë më vonë se sa të dilte rasti “Salvade”, dhe nuk asnjë lidhje me të kaluarën e tij.

Po xhaxhai juaj mban konkatkte në Itali me shtetasin Salvade?
Jo nuk mban ansjë kontakt. Xhaxhai im, Arbeni e ka njohur pasi i ka bërë rikonstruksionin e shtëpisë. Pikërisht gjatë kohës që ka punuar në banesë ka lindur ideja për krijimin e një kompanie midicinare për tregtimin e ilaçeve. Kjo ide dështoi dhe se nuk ka funksionuar asnjë ditë. Xhaxhai im ska pasur asnjë lidhje me të kaluarën e tij, dhe aq më tepër kur “Kristalitalia” mban si krijim të saj vitin 2010.

Momentalisht me çfarë aktiviteti merreni?
Aktualisht merem me krijimin e klinikave dentare. Kam krijuar një të tillë, por ende nuk e kemi hapur. Projekti jonë është të shtrijnë numrin e filialeve jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të shqipërisë, si Elbasani, Durrësi etj.