Diploma e Troftës, prokuroria:
Verifikojmë hyrjen në Shqipëri

Diploma e Troftës, prokuroria:<br />Verifikojmë hyrjen në Shqipëri
TIRANE - Renzo Bossi, djali i ish-drejtuesit të “Lega Nord”, Umberto Bossi, është pajisur me një diplomë nga një universitet privat në Tiranë, gati dy vite më parë. Diploma, për të cilën ka hije dyshime se mund të jetë blerë me para, është gjetur nga “Guardia di Finanza” në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”. Diploma mban datën 8 tetor 2010 dhe në të është shënuar se Bossi Jr ka ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal”.


ORA 19:30 KRYEBASHKIAKU I FIRENCES: LEGA NORD DEMONSTROI FYTYREN
Kryebashkiaku i Firences, Matteo Renzi ka deklaruar sot se pas rastit Bossi se të dy vendet tona Italia dhe Shqipëria duhet të evitojnë që të kenë universitete që japin diploma fallco. Gjatë një takimi me kryesocialistin Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë në Firence, kryebashkiaku italian tha se, sikur të mos kishte persona si Renzo Bossi që t’i blejnë ato diploma do të ishte më mirë.
“Unë besoj se Lega Nord në Itali po demonstron fytyrën e vërtetë më të trishtë dhe më të shëmtuar. Ndodhi me Umberto Bossin me të gjithë ato ccka ka thënë dhe ka bërë në këto muaj. Ndodhi me financimin publik të gjërave shumë të diskutuara madje ilegale që nga marrja e fondeve për të marrë diamantet dhe inevstimet në Tanzani. Tani Bossi që ka bërë tre herë provimin e maturës në Itali sepse nuk arrinte ta merrte, ka shkuar me paratë e financimit pulbik e është rregjistuar në një universitet në Londër dhe ka marrë një diplomë në Tiranë. Besoj se nuk shkon. Është e dukshme se Italia, Renzo Bossi, Padania, sic e quajne ata, ka bërë një figurë të shëmtuar. Pastaj të dy vendet tona Italia dhe Shqipëria duhet të evitojmë që të kemi universitete që japin diploma fallco. E kjo vlen për fat të keq, si për vendin tuaj ashtu edhe për vendin tonë. Padyshim që sikur të mos kishte persona si Renzo Bossi që t’i blejnë do të ishte më mirë”, tha Renzi.

ORA 18.15 - PROKURORIA E TIRANES: DO NISIM VERIFIKIMET
Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikimet për skandalin me diplomën që djali i liderit të Legga Nord, Renzo Bossi rezulton tashmë të ketë marrë në Shqipëri e konkretisht në universitetin “Kristal”. Burimet pranë kësaj prokuroria thanë për Shqiptarja.com se verfikimet do të bëhen nga Task – Force e krimit ekonomik. Sipas burimeve do të bëhet fillimisht verifimi i hyrje – daljeve të Bossit në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri për të konfirmuar nëse ai ka qenë osë jo vizitor në vendin tonë.
Veç kësaj prokuroria, bazuar edhe në letër - këmbimin me palën italiane do të kontrollojë rregjistrat e studentëve të universitetit “Kristal” për të verifikuar gjithashtu nëse Renzo Bossi ka qenë student i këtij universiteti dhe është paraqitur ndonjëherë pranë auditorëve të tij.
Prokuroria e Tiranës nuk përjashton mundësinë edhe të marrjes në pyetje të drejtuesve të universitetit “Kristal”, në rast se një gjë e tillë do të kërkohet nga autoritetet italiane.


ORA 12:31 - AK: PROTESTE PARA MINISTRISE SE ARSIMIT
Pas skandalit të diplomës së Renzo Bossi-t në Universitetin “Kristal”, Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, përndryshe ka paralajmëruar protesta në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e tij. Lajmi u bë i ditur sot gjatë një proteste që AK zhvilloi përpara Ministrisë së Arsimit, institucion të cilin e përkufizoi si “skenë krimi dhe hetimi” duke e rrethuar atë me shiritat përkatës. AK kërkoi që t’i jepet fund “korrupsionit në dije” pasi “po merrni në qafë të rinjtë shqiptarë”. Ajo kërkoi një “hetim të plotë të diplomave që janë lëshuar me lekë”.Duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Arsimit, AK njoftoi se të mërkurën do të zhvillojë një tubim masiv me studentët në Qytetin Studenti.

ORA 12:03 - KISHTE RENZO BOSSI LEJE QENDRIMI?
Të gjithë studentët shqiptarë që jetojnë e studiojnë në Itali janë detyruar të pajisen me një leje qëndrimi, që njihet edhe si Permesso di Soggiorno. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të jetojnë, studiojnë apo punojnë në vendin tonë. Ndonëse deri tani Ambasada Italiane në Tiranë e ka bërë të qartë se Renzo Bossi nuk e ka shkelur asnjëherë territorin shqiptar, autoritetet e Tiranës duhet ende të shprehen në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Universiteti Kristal ka bërë të ditur se regjistrimi i “Troftës” është bërë rregullisht në bazë të ligjeve shqiptare në vitin akademik 2007/2008. Mbetet vetëm që autoritetet e Tiranës zyrtare të tregojnë si i ka dhënë Renzo 29 provimet e diplomës universitare. Ka pasur ai ndonjëherë një leje qëndrimi në Shqipëri?

ORA 10:06- SPIRO: S'E MBAJ MEND RENZO BOSSIN
Ish-rektori i universitetit “Kristal”, Marenglen Spiro, firmën e të cilit mban edhe diploma e lëshuar në 2010-ën për djalin e Umberto Bossit, thotë se nuk e mban mend që Renzo Bossi të ketë qenë student i tij. Në një intervistë të botuar sot për “Shqiptarja.com” ai shprehet se në menaxhim biznesi, nuk mban mend të ketë pasur student djalin e ish-drejtuesit të “Lega Nord”, Umberto Bossi.

ORA 07:13 - BOSI NE SHQIPERI? ASNJEHERE
Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se Renzo Bossi nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Të paktën jo vitet e fundit, sië pretendohet, se ai ka ndjekur studimet në një universitet në Tiranë. Në ambasadën italiane në Tiranë asnjë nuk e kujton, të paktën një ditë të pranisë së Renzo Bossit në Shqipëri në vitet 2009 ose 2010. Aq më tepër kur në mars 2010 ai u zgjodh si anëtar i krahinës së Lombardisë, duke u bërë një politikan zyrtar dhe sipas protokollit, në rast ai kishte ardhur në Shqipëri, ambasada italiane në Tiranë duhej ta dinte patjetër. Por sipas burimeve të Shqiptarja.com nga diplomatët që ishin në Shqipëri në atë kohë, asnjë nuk e kujton ndonjë vizitë të Renzo Bossi. I vetmi parfaqësues i “Lega Nord” që ka vizituar Shqipërinë ka qenë Roberto Maroni, ish-ministri i Brendëshëm, në 18 nëntor 2008.

DIPLOMA E RENZO BOSIT
Dokumentat e publikuara nga Prokuroritë e Napolit dhe Milanos dëshmojnë se Renzo Bossi në shtator të vitit 2010 është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin privat, “Kristal”. Përveë diplomës së marrë nga “Trofta”, sië e quan media italiane të birin e Bossi-t për shkak të rezultateve jo të shkëlqyera në arsimin italian, në dokumentat e Belsito-s ndodhet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro (partneri i senatores legiste Rosy Mauro) në Shkencat Politike, me drejtim Sociologji. Edhe ai, sipas dokumenteve, ka marrë diplomën në Tiranë më 29 qershor 2011.

Prokurorët italianë dyshojnë se të dy titujt janë marrë kundrejt pagesave të lëvruara nga Lega Nord.ëMuajt e fundit, "Lega nord" e Umberto Bosit eshte ne ciklonin mediatik dhe gjyqesor sa i takon perdorimit te fondeve publike per interesa te familjes se Umberto Bossit. Djali i tij, i ciliëishte dhe anetar i keshillit bashkiak te krahines se Lombardise dha doreheqjen pas skandalit. Diploma e ketij te fundit marre ne Tirane, ne Universitetin privat "Kristal" eshte nje tjeter mister dhe nje pikepyetje per dyshime te forta lidhur me blerjen e saj pa frekuentuar asnje dite fakultetin.

CFARE NDODHI DJE, 3 MAJ 2012

ORA 20:19 - “KRISTAL”: REGJISTRIMI KONFORM LIGJEVE
Universiteti “Kristal” ka sqaruar se Renzo Bossi është rregjistruar rregullisht në vitin akademik 2007/2009. Ndërsa mediat italiane pohojnë se ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2009. Njoftimi zyrtar i Universitetit “Kristal” nuk sqaron nëse djali i senatorit italian ka frekuentuar ndonjëherë leksionet në Shqipëri.

“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveë shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti jonë është i hapur për ëdo informacion në lidhje me këtë ëështje,” thuhet në deklaratën e Universitetit "Kristal".

ORA 17:25 - "KRISTAL": DO VERIFIKOJME
Drejtuesit e universitetit “Kristal” deklarojnë se do të verifikojnë vërtetësinë e diplomës, të publikuar nga mediat italine, sipas së cilës djali i Umberto Bossit është diplomuar në Itali. Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në këtë universitet, Olsi Baze, i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka deklaruar se sapo janë njohur me lajmin për diplomimin e Renzo Bossit. “Do të bëjmë verifikimet përkatëse me numrin e amzës së diplomës, për të parë nëse kjo diplomë është false apo jo”, ka deklaruar Baze.

Ndërsa, Rajmonda Nelku, një prej drejtuesve të departamentit të marketingut në këtë universitet ka refuzuar të flasë për skandalin e publikuar në Itali, duke deklaruar se ishte në një orë mësimi dhe nuk donte të shqetësohej.

ORA 17:00 - DIPLOMIMI NE NJE VIT
Renzo rezulton i regjistruar me numrin matrikulues 482. Dokumentat e publikuara nga mediat italiane tregojnë edhe listën e tij të notave në 29 lëndë të ndryshme. Djali i senatorit italian Bossi duket se ishte më i zoti në lëndë si financa, matematika dhe statistika. Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit është se Renzo duket të ketë dhënë provimet e 3 viteve në një: kjo pasi ai ka mbaruar gjimnazin në korrik 2009 në moshën 21-vjeçare, ndërsa sipas dokumentit të lëshuar nga Universiteti Kristal ai ka mbaruar studimet e larta në shtator 2010.

Diploma e Renzo Bossi-t mban firmat e dekanit Skënder Kërçuku dhe atë të rektorit Maringlen Spiro. Ndërsa diploma e Pierangelo Moscagiuro është firmosur nga dekani Vaso Kureta dhe rektori Hektor Çoçoli.

Partia Lega Nord karakterizohet për frymën e saj shumë të ashpër ndaj të huajve, sidomos emigrantëve ekstrakomunitarë në Itali. Një nga ëndrrat e saj të hershme mbetet pavarësia e një rajoni që ajo quan Padania.
(im/aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan