TIRANE – Pas skandalit të diplomës së Renzo Bossi-t në Universitetin “Kristal”, Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, përndryshe ka paralajmëruar protesta në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e tij.
Lajmi u bë i ditur sot gjatë një proteste që AK zhvilloi përpara Ministrisë së Arsimit, institucion të cilin e përkufizoi si “skenë krimi dhe hetimi” duke e rrethuar atë me shiritat përkatës.
AK kërkoi që t’i jepet fund “korrupsionit në dije” pasi “po merrni në qafë të rinjtë shqiptarë”. Ajo kërkoi një “hetim të plotë të diplomave që janë lëshuar me lekë”.
Duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Arsimit, AK njoftoi se të mërkurën do të zhvillojë një tubim masiv me studentët në Qytetin Studenti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com