“Tipike. Edi Rama, thotë qyfyre (gjithnjë e më shumë të lodhura e të lodhshme) për të mos thënë asgjë. I del krah e i bëhet mburojë kryeinspektores Isufaj, donatore e falsifikatore njëkohësisht, po për problemin konkret të saj (mashtrim duke paraqitur në aplikimet e punësimit një doktoraturë të cilën e dinte se ishte e pavlefshme, e lëshuar nga një shkollë fantazëm) meazallah se thotë dy fjalë kryeministri ynë”, shprehet Pollo.
Duke vijuar ironinë Pollo shton se Rama bashkëngjit e shpërndan në fb edhe letrën e k/inspektores “e cila gjithashtu, e frymëzuar si shefi, në dhjetë paragrafë i thotë gjithë të këqijat për mua e tërë të mirat për vete por as edhe dy fjalë për dokumentin fals. More po as edhe një të vetme. Edhe unë që sot i apelova ministres Nikolla që ose ta shkarkonte Isufajn ose të konsideronte postin. Ajo është në Asgjëkund”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)