TIRANE - Ish- ministrja e Jashtme dhe njëherësh nënkryetare e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade shpreh shqetësimin e saj lidhur me skandalin që po ndodh në diplomacinë shqiptare dhe konkretisht falimentimin e ambasadës sonë në Uashington.
“E kam ndjekur shqetësimin e ambasadorit tonë në Uashington Gilbert Galanxhi. Është një problem diskreditues për diplomacinë shqiptare. Jo vetëm letra e tij, por mënyra sesi vepron Ministia e Punëve të Jashtme lidhur me ndarjen e fondeve në buxhetit dhe mungesën e transparencës së tij.
Mesa duket kjo gjë nuk është realizuar. Sigurisht politikat diletante edhe me hapjen e pajustifikuar të ambasadave edhe fryrja e personelit diplomatik jo nga hierarkia e diplomacisë, por duke i ndarë postet si shpërblime për militantët apo të afërmit dhe nepotizmi që ka prevaluar në emërimet e diplomatëve, ka bërë që fondet të mos mjaftojnë për funksionimin normal të përfaqësive tona diplomatike.
Së dyti, kjo ambasadë ka pasur edhe një problematikë tjetër lidhur me investimet për rikonstruksionin e godinës. Është një godinë që është lënë drejt degradimit, nuk janë dërguar fondet në kohë dhe nuk janë marrë masat për prokurimin në kohë që edhe rikonstruksioni të kishte përfunduar”, shprehet Dade.
Ndër të tjera, ajo shton se këto skandale flasin për një imazh aspak dinjitoz që vjen duke u përkeqësuar. Ajo shkon dhe më tej duke ngritur dyshime për përdorimin e fondeve. “Gjithashtu fondet nuk e dimë nëse kjo ambasadë i ka shpenzuar për të kuruar imazhin e kryeministrit, por dihet që mjaft fonde nga diplomacia janë shpenzuar për të bërë makiazhet e qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të kryeministrit Berisha”, thotë Dade.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com