Diplomacia serbe në aksion kundër Kosovës, Daçiç: Edhe 12 shtete po rishikojnë njohjen

Diplomacia serbe në aksion kundër Kosovës, Daçiç: Edhe 12 shtete po rishikojnë njohjen

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Pas raportimeve të fundit për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Liberia, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se “kjo tërheqje e njohjes është në mesin e dhjetëra vendesh që po shqyrtojnë vendimet e tyre".

“Të paktën dymbëdhjetë vende aktualisht po e masin qëndrimin ndaj Kosovës. Shumë vende e kanë njohur Kosovën pa pasur informacionin e duhur dhe tani, kur e shohin se si ndodhen gjërat, ata po i shqyrtojnë vendimet, kështu që kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve do të bie nën 100 dhe pastaj të ashtuquajturat” Kosova mund të ëndërrojë vetëm të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb për “Veçernje Novosti”.

Homologu nga Kosova i Daçiçit, Behgjet Pacolli ka demantuar lajmet se Liberia ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 22/06/2018 12:28

    Asgje s ndikon ne shberjen e shtetit te Kosoves,eshte naivitet i Dacic.Eshte e tmerrshme si serbet lokal ne bashkeveprim me policin sekrete helmuan te rinjet tone neper shkolla ne Kosove dhe ne mijrra u masakruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë