Të enjten në ora 10:30 pronari i ish-universitetit “Kristal” Ahmet Muça do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Prokuroria e Tiranës e ka vënë atë në hetim për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se sot Ministrisë së Arsimit i është dërguar një kërkesë për informacion në lidhje me numrat e amzës të vendosura nga Muça në 4 diplomat e hetuara si të falsifikuara.

Po ashtu Ministrisë i është kërkuar informacion për numrat e protokollit dhe fimrat e titullarëve në këto diploma të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale.

Muça u prangos një ditë më parë nga Policia e Tiranës për llogari të hetimit se edhe pas mbylljes së universitetit të tij ai lëshonte diploma kundrejt vlerës 2500 euro. 

Redaksia Online
l.qShqiptarja.com