Janari pritet të jetë i ngarkuar për Prishtinën dhe Beogradin, ndërsa pesha të rënda të diplomacisë perëndimore do të zbresin në terren vetë për t’i dhënë zgjidhje njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.
Amerikanët do të dërgojnë në Beograd një nga zyrtarët e tyre të lartë të Departamentit të Shtetit.
Javën tjetër pritet të mbërrijë në Serbi këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Cholet. Sipas medieve në Prishtinë ai ka në fokus të bisedimeve planin franko - gjerman për njohjen e Kosovës si edhe afrimin e Beogradit me politikat evropiane të sigurisë, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ndërkohë, këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar. Analistët e shohin këtë lëvizje të evropianëve, të koordinuar me amerikanët, për të rritur presionin dhe përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës, përmes planit të njohur si franko-gjerman.
Emisarëve të Gjermanisë dhe Francës, do t’u bashkohet edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndërkaq, pas Kosovës, ata pritet të vizitojnë edhe Serbinë, pikërisht për zgjidhjen politike të problemeve mes dy vendeve dhe marrëveshjen finale.
Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi
18 Nëntor, 09:00
-
Kosova kundër zgjidhjeve me Serbinë që prekin territoret
12 Nëntor, 22:36
-
Kosovë, Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
12 Nëntor, 08:04
-
Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike: Besoj në një partneritet më të fortë me SHBA-në nën udhëheqjen e Trump
11 Nëntor, 07:44
-
Ngërçi në dialog, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se po mohon marrëveshjen e Brukselit
10 Nëntor, 19:20