Mediat kosovare raportojnë mëngjesin e së dielës se ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, duke ndërprerë kështu traditën që shefat e misionit të sundimit të ligjit të jenë nga Franca dhe personalitete me prapavijë ushtarake.
Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti që ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë. Burime të Kohës Ditore në Bruksel kanë konfirmuar emërimin e Borchardt në pozitën e shefit ë EULEX-it, derisa kanë shpjeguar edhe për procesin relativisht të gjatë për gjetjen e pasuesit të Marnhacut.
Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendës/shef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.
Borchardt ka shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2009.
(aq/shqiptarja.com)