Diplomati grek: Kemi axhenda të
ndryshme, dëmtojnë të ardhmen

Diplomati grek: Kemi axhenda të<br />ndryshme, dëmtojnë të ardhmen
Nga Tiranë zëvendësministri i Jashtëm greke Nikolaos Choutis thotë se Shqipëria dhe Athina zyrtare kanë axhenda të ndryshme të cilat mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
“Praktikat e dala mode nacionaliste nuk duhet të kenë vend në Evropën juglindore e cila do të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian i Ballkanit perëndimor përben qëllim strategjik që do të kontribuojë në konsolidimin e paqes, zhvillimit dhe qendrueshmërisë se Rajonit. Siç e dini vendi im ka punuar sistematikisht dhe në mënyrë intensive për promovimin e objektivave tona të përbashkëta dhe duke mirëmbajtur përkushtimin integrues europian të perspektivës rajonale. Natyrisht ka perspektiva të ndryshme dhe axhenda te ndryshme për çështje të ndryshme të cilat dhe mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal ajo që ka rëndësi janë interesat tona të përbashkëta. Ne mund t’i kapërcejmë dallimet tona duke kapitalizuar mbi çka na bashkon”, u shpreh Choutis.
 
Deklarata e diplomatit grek u bë gjatë samitit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, samit në të cilin Greqia duhej të përfaqësohej nga Kryeministri grek Aleksis Tsipras. 

dplomati grek
(Zv.Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Chountis gjatë takimit me presidentin Nishani në Samitin e SEECP)

*Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë