Diplomati kosovar: FSHF nuk u gjeti
bileta liderëve të Kosovës, e turpshme

Diplomati kosovar: FSHF nuk u gjeti<br />bileta liderëve të Kosovës, e turpshme
Federata Shqiptare e Futbollit është kritikuar prej një muaji për mënyrën sesi ka menaxhuar çështjen e biletave të ndeshjes së kombëtares me Serbinë. Ndoshta për arsye sigurie, tifozët që do të hyjnë në stadiumin e Elbasanit janë “skanuar” edhe nga policia, por kjo nuk justifikon faktin që për ndeshjen në fjalë, FSHF nuk ka ndarë dot disa bileta për drejtuesit e Kosovës.

Akuzën e ka bërë i ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Në një shkrim për gazetës Dita, Lladrovci bën thirrje për qytetari dhe mikpritje shembullore të ekipit serb, por nga ana tjetër:

“Fakti që më se gjysma e ekipit kombëtar vjen nga trojet shqiptare të Kosovës është ogur i mirë për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por kjo nuk i thotë asgjë, ose thuajse asgjë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Si përfaqësues i qeverisë së Kosovës në Tiranë, me këtë cilësi, i kam kërkuar 60 bileta, në vende të ndryshme, aspak të privilegjuara, për institucionet kryesore të Kosovës, presidencë, Kuvend, Qeveri, por , në fakt nuk na janë përgjegjur në asnjë drejtim, gjë që nuk u bën nder drejtuesve të saj…”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit