Diplomatja kroate Romana Vlahutin
ambasadorja e re e BE në Shqipëri

Diplomatja kroate Romana Vlahutin<br />ambasadorja e re e BE në Shqipëri
Një diplomate kroate do të jetë ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri në Bashkimin Evropian, duke zëvendësuar kështu ish-përfaqësuesin Ettore Sequi. Mësohet se Romana Vlahutin është në pritje të zyrtarizimit të marrjes së detyrës së ambasadores së re të BE-së në Tiranë.

Aktualisht, Vlahutin është këshilltare e presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, ndërsa njihet si njohëse e mirë e politikës së rajonit dhe BE-së. Gjithashtu, diplomatja kroate mësohet se ka qenë një nga emrat kyç që ka negociuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE. Kjo përbën edhe një lajm të mirë për vendin tonë duke parë fazën e re të integrimit evropian që ka Shqipëria pas marrjes së statusit kandidat.

Ashtu si paraardhësi i saj Ettore Sequi, që hapat e para të karrierës i ka pasur në gazetari, edhe Romana Vlahutin fillimet e karrierës së saj i ka në botën e komunikimit.
 
Duket se  institucionet e Bashkimit Europian i kanë besuar një ballkanaseje fatet në proceset integruese të një tjetër vendi ballkanas, paçka deklaratës së bërë nga pak javë më parë nga Jean Cluade Juncker, se nuk do të ketë zgjerim të familjes evropiane për të paktën 5 vitet e ardhshme. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë