Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA, Peleshi: Akademia, diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO

Diplomohen 59 oficerët e rinj të FA, Peleshi: Akademia, diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO

Niko Peleshi dhe një prej oficerëve të diplomur

59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan me sukses Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri, i cili zgjati 37 javë.

Në ceremoninë e diplomimit dhe betimit të tyre, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu, deputetë, komandantë të forcave si dhe atashe ushtarakë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi është kapërcim i madh, një inkurajim dhe motivim i merituar për këta të rinj, si oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri Peleshi theksoi se objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet që sistemit të edukimit ushtarak t’i jepet një vizion i ri, duke e kthyer këtë sistem në laborator të përpunimit të mendimit teorik ushtarak, ndërsa fushat, poligonet dhe terrenet e stërvitjes, në praktika eksperimentale.

“Të gjithë ushtarakët tanë, në veçanti oficerët duhet të mbajnë në mendje që nuk janë vetëm ushtarakë të Republikës se Shqipërisë, por dhe ushtarakë të Aleancës së madhe Euroatlantike ku ne duhet të përfaqësohemi në mënyrën më profesionale dhe më dinjitoze, duhet të përfaqësojmë rolin dhe emrin e vendit tonë. Kjo do të thotë që karriera juaj do të jetë në vëmendje të vazhdueshme edhe për arsimimin, trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm jo vetëm në shkollat tona ushtarake por dhe në shkollat e vendeve aleate dhe partnere”, u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.

Ai ndau me të pranishmit edhe planin e punës, për të cilin po punohet me drejtues dhe stafin e Akademinë e FA për vitin e ardhshëm akademik.

“Sfidat me të cilat përballemi janë gjithnjë e më të mëdha e gjithnjë e më të komplikuara ndaj ne duam që AFA duke filluar nga viti i ardhshëm akademik të formojë jo vetëm oficerë me formimin shkencor ushtarak, por dhe me specialitete të tjera, ndaj do të hapim dy programe këtë vit: “Teknologji Informacioni në fushën e Mbrojtjes” është njëri prej tyre, program bachelori si edhe “Navigacion dhe Komandim Detar”, është programi tjetër bachelorit. Dhe krahas këtyre programeve të bachelorit, që për herë të parë hapen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura do të hapim edhe programin e masterit në Siguri Kibernetike”, shtoi ministri.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se kjo ambicie do të shkojë më përpara duke e kthyer këtë akademi, sipas modelit “Ëest Point”, e cila në një të ardhme të afërt apo afatmesme të mund të prodhojë oficerë të cilët dalin me një diplomë mundësisht ekuivalente sikur të kenë studiuar në “Ëest Point”, apo në akademi të tjera më prestigjioze të SHBA dhe të vendeve të NATO.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion