Diplomohen studentët e "New York"
Lu: Keni në dorë të ardhmen e vendit

Diplomohen studentët e Lu: Keni në dorë të ardhmen e vendit">
TIRANË - Studentët e univeristetit të New Yorkut në Tiranë kanë përjetuar emocione të forta në ceremoninë e diplomimit të organizuar në një mbrëmje madhështore ku mernin pjesë figurat më të larta të politikës dhe shoqërisë. Prezenca e dy prej personaliteteve më me influencë në vend si kryeministri Rama dhe ambasadori amerikan Donald Lu është një nga rastet që tregon për fjalimet më impresionuese në universitetet shqiptare.
 
Rektori i univeristetit të New Yorkut, Fatos Tarifa në fjalën e tij u shpreh se studentët kurorëzojnë sot një nga punët e tyre më të mëdha por përpara i presin shumë sfida.

“Kjo është një nga mbrëmjet më të rëndësishme për të gjithë ju pasi sot po kurorëzoni punën e gjatë të disa viteve studimi. Këshilla ime për ju është kjo: Merrni përgjegjësitë tuaja tani. Sa më shumë që rriteni, më besoni që më shumë do të përballeni me jetën dhe do të fitoni shumë. Jam i bindur që përpara ju presin sfida të mëdha por po ashtu jam i bindur se në rrugën tuaj drejt suksesit do të merrni më të mirën e mundshme duke na bërë krenarë. Unë nuk e di me saktësi sesi do të jetë shqipëria pas disa vitesh por nëse me lejoni unë parashikoj që në vitin 2025 Shqipëria do të jetë një vend i anëtarësuar dhe me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, - tha Tarifa.

Kryeministri Rama nuk hezitoi që në fjalën e tij të njoftonte edhe faktin se së shpejti do të miratohet projektligji i arsimit të lartë.

“Ajo çka ligji i ri i arsimit të lartë ka në të gjithë boshtin e tij është vullneti për mos të bërë kompromis me dijen dhe me cilësinë e arsimit të lartë,” – tha Rama.

Ndërkohë, Ambasadori Amerikan Donald Lu tha se të rinjtë që po diplomohen sot janë ata që do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
 
Ju keni nga sot përgjegjësi për familjen tuaj për profesorët por edhe për vendin tuaj, që ti përdorni këto aftësi që ju janë dhënë për të mirën e familjes suaj, komunitetin dhe vendin tuaj. Puna dhe sakrifica juaj do të bëjnë të mundur që ti vini kapakun të shkuarës për ta cuar shqipërinë drejt rrugës së të ardhmes europiane,” – tha Lu.
 
Në ceremoninë e diplomimit u ndanë më shumë se 100 diploma për studentët. Univeristeti i New Yorkut në Tiranë është hapur prej vitit 2002 si i pari univeristet privat në Shqipëri i cili u ofron studentëve mundësinë që të marrin diploma të akredituara nga institucionet e arsimit në amerikë dhe Angli dhe deri më tani ka nxjerrë qindra të diplomuar të cilët janë sot punonjës në institucione të rëndësishme private dhe shtetërore në Shqipëri dhe jo vetëm.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn