Direktiva e Mbrojtjes,qendër trajnimi
për luftëtarët e huaj në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli paraqiti të martën Direktivën e Mbrojtjes për vitin 2017, ku sipas saj, mbështet planet dhe veprimtarinë e strukturave të Forcave të Armatosura.

Gjatë një takimi të mbajtur me drejtuesit më të lartë të MM-së, prioritet të Forcave të Armatosura për këtë vit, ministrja përmendi rritjen e profesionalizmit, ndërveprimit dhe operacionalitetit të tyre, përmbushjen e angazhimeve në kuadër të Aleancës, vijimin e transformimit, modernizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së FA, si dhe rritjen e përkujdesjes dhe mbështetjen ndaj ushtarakëve.

Në vitin 2017 ministria e Mbrojtjes parashikon të vijojë reformën e mbrojtjes, si proces i përhershëm transformimi i orientuar nga dokumentet strategjike kombëtare dhe ato të NATO-s, për krijimin e një force efektive profesioniste, të stërvitur e mirëpajisur, të gatshme, të dislokueshme, të mbështetur dhe të ndërveprueshme, për të përmbushur misionin kushtetues dhe detyrimet në interes të Aleancës. [kodheli]

Po ashtu, synohet rritja e rolit dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, nëpërmjet përfaqësimit dinjitoz, qëndrimit aktiv e konstruktiv, angazhimit në operacione, si dhe vënies në dispozicion të Aleancës, të infrastrukturës dhe kapaciteteve fizike kombëtare.

Bashkëpunimi ushtarak gjatë këtij viti sipas ministrisë së Mbrojtjes do të jetë në harmoni me objektivat e politikës së jashtme. Fokusi të jetë në angazhimin aktiv, përfaqësimin cilësor dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s, BE-së, OSBE-së, OKB-së apo nismave rajonale. Vëmendja të fokusohet në bashkëpunimin me NATO-n, SHBA-në si partner strategjik, me vendet Aleate, Kosovën, si dhe me vendet e rajonit.

“Prioritet i bashkëpunimit me NATO-n, të jetë ngritja dhe akreditimi i Qendrës së Ekselencës për Luftëtarët e Huaj”, tha ministrja Kodheli.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës