Partia Demokratike do të radikalizojë qëndrimet dhe sjelljet në Parlament pas prishjes së konsensusit për Reformën në Drejtësi dhe humbjes së zgjedhjeve në Dibër. Modalitetet e qëndrimit të ri politik në raport me mazhorancën janë vendosur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për largimin  e opozitës nga Kuvendi si dhe për nismat e reja. Kreu i PD ka deklaruar se largimi nga Kuvendi nuk është një vendim i drejtë, ndërsa ka kërkuar përballje me mazhorancën, nën shembullin e Flamur Nokës.