Disa familje në Lezhë ende 
​pa marrë ndihmë ekonomike

Disa familje në Lezhë ende <br />​pa marrë ndihmë ekonomike
Fondi i ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shpërblimet kanë mbërritur të përgjysmuara në Lezhë. 

Të shumta janë familjet që po i kalojnë festat e fund vitit edhe pa të ardhurat e vetme që kanë në formë pagesash.

Ata janë vendosur para bashkisë duke pritur që të ketë një përgjigje pozitive për zgjidhjen e këtij problemi.

Drejtoresha e Financës në Bashkinë e Lezhës, Tonine Marku, thotë se njësia vendore i ka depozituar listëpagesat pranë bankave dhe filialit të Postës Shqiptare dhe pritet që thesari i Ministrisë së Financave të alokojë fondin e plotë.
 
Të penalizuara nga mungesa e fondit për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë kanë detyruar shumë familje që të kërkojnë mbështetje për të tejkaluar situatën si dhe për t'u bërë pjesë e atmosferës festive në shtepitë e tyre.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'