Vetëm 6 javë nga ''pëfundimi'' i Arenës Kombëtare FSHF publikon fotot nga punimet në impiantin më të ri të futbollit shqiptar. Nga fotot duket se punimet kanë avancuar dhe po vëmendja është përqëndruar tek përfundimi i shkallëve, ndërkohë ende asnjë shenjë nga fusha e blertë. FSHF ka njoftuar se ndeshja e parë inaguruese do të jetë më 11 qershor, Shqipëri- Moldavi.
Edhe pse të shumtë janë skeptikë në lidhje me inagurimin, FSHF me anë të këtyre fotove lë në hije zërat duke shkruar "Vijojnë punimet intensive në stadiumin Arena Kombëtare".